Jo vetëm Europa League, por edhe Conference League. Mbrëmjen e kësaj të enjteje, duke filluar, nga ora 21:00 do të luhen dy ndeshjet e para gjysmëfinale të kompeticioni, të tretë për nga rëndësia, për klubet evropiane, me anglezët e Aston Villa, që do të përballen me “gjigantët” grek, të Aston Villa, ndërsa “Violët” e Fiorentina do të ndeshen, me blegët e Club Brugge.
Kështu, në “Villa Park”, djemtë e teknikut spanjoll, Unai Emery presin “Helenët” e Olympiacos, me të dyja skuadrat që u kualifikuan pas penalltive nga raundi kaluar, teksa tepër interesant është fakti se, anglezët do të vendosen për herë të parë përballë një ekipi grek, ku padyshim e vetmja çka synohet është fitorja.
Në krahun tjetër, në “Artemio Franchi”, të Firences, “Violët” e teknikut Vincenzo Italian do të sfidojnë “gjigantët” belg, të Club Brugge, me këta të fundit, që rikthehen në gjysmëfinalet e një kompeticioni në “Kontinentin e Vjetër”, pas 32 vitesh, megjithatë duket se nuk kanë shumë shpresë, ndaj një skuadre të madhe, si Fiorentina. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Aston Villa – Olympiacos
Fiorentina – Club Brugge