Conference League, Altin Lala përfaqësuesi i Shqipërisë në hedhjen e shortit në Zvicër

schedule16:28 - 24 Shkurt, 2022

schedule 16:28 - 24 Shkurt, 2022

Conference League do të jetë një nga eventet më të mëdha të futbollit të organizuara ndonjëherë në Shqipëri. Stadiumi kombëtarë “Air Albania” do të presë finalen e këtij kompeticioni të rëndësishëm që do të zhvillohet më 25 maj, në Tiranë.

Ditën e nesërme në Zvicër do të hidhet edhe shorti i fazës së 1/8 të këtij komepticioni, ndërsa mbëmjen e sotme do të mësojmë edhe skuadrat që do të kalojnë më tej në Conference League.

Në ambientet e UEFA-s do të hidhet shorti dhe i pranishëm në këtë short do të jetë edhe përfaqësuesi i Shqipërisë, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala, i cili do të ndjekë nga afër këtë ceremoni dhe së bashku me përfaqësues të UEFA-s do të tërheqë goglat për të përcaktuar çiftet e fazës së 1/8.

Në një prononcim të shkurtër për fshf.org, Altin Lala ndihet krenar për mundësinë e dhënë, për të qenë pjesë e kësaj ceremonie të veçantë, teksa shpreson se Federata dhe shteti shqiptar do t’ia kthejnë në të njëjtën monedhë vlerësimin UEFA-s, me një organizim perfekt. Ai gjithashtu vlerëson stadiumin “Air Albania” ndërsa vlerëson edhe kontributin e Presidentit Duka në futbollin shqiptar.

Ndjesia që do jem pjesë e shortit? – “Për faktin që është finalja e parë e një aktiviteti kaq madhor për Shqipërinë, natyrisht që ndihem edhe unë krenar që marr pjesë në këtë short dhe të jem i ftuar nga UEFA. Është e jashtëzakonshme për mua dhe shpresoj që edhe ne si Federatë, si shtet, si komb, ta justifikojmë këtë finale duke i bërë organizimin e mirë dhe mikëpritjen, që në fakt është virtyti ynë. Besoj se do jetë një festë shumë e bukur”!

“Nuk do e kishim menduar më parë që do kishim fatin që në Shqipëri të zhvillohej një ndeshje e këtyre përmasave. Kjo tregon edhe punën që Federata ka bërë ndër vite dhe vlerësimin që UEFA i ka bërë FSHF-së, duke i besuar zhvillimin e kësaj finaleje. Gjithashtu edhe stadiumi, që është shumë i bukur. Unë kam luajtur në shumë vende, por stadiumi në Tiranë është me të vërtetë i jashtëzakonshëm. Këto punë të mira që janë bërë nga Federata na bëjnë edhe ne krenarë kudo nëpër botë. Personalisht, i jap vlerësimet e mia FSHF-së dhe sigurisht Presidentit Duka që ka shumë merita në të gjithë punën që e bërë për shumë vite. E falënderoj nga ana ime për kontributin e tij në futbollin shqiptar” – tha Lala për fshf.org. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!