Commisso: Tre anëtarë të Fiorentinës në spital, mbi 400 mijë euro donacion

schedule22:14 - 18 Mars, 2020

schedule 22:14 - 18 Mars, 2020

Pandemia botërore e shkaktuar nga COVID-19 ka krijuar një situatë të turbullt në Serie A. Shumë futbollistë janë infektuar dhe të tjerë nuk ia kanë idenë nëse janë me koronavirus apo jo. Fiorentina është ndër klubet më të goditura nga ky fenomen.

Presidenti i klubit nga Firence, Rocco Commisso ka bërë një përmbledhje të situatës së Fiorentinës për Sky Sport. Ai thekson se shumë anëtarë të klubit janë pozitivë dhe deklaron shumë e mbledhur për t’iu dhuruar spitaleve.

Kemi tre pjesëtarë të stafit tonë të shtruar në spital, të tjera janë me koronavirus edhe pse nuk ndodhën në spital. Kemi 8-10 të infektuar në total. Situata është e rëndë dhe është e drejtë të ndihmojmë ata që janë në krye të kësaj beteje. Kemi grumbulluar deri tani më shumë se 400 mijë euro për t’i dhuruar, jam shumë i lumtur në lidhje me këtë”, deklaron Commisso. /abcnews.al