Kreshnik Collaku, anëtar kryesie i PD-së, i ftuar në studiot e ABC News në emisionin “Pressing”, foli për stadiumin e ri: “Është gjë e mirë dhe e re. Ka vlerat e veta dhe nuk dua t’ua ngec në fyt njerëzve që duan ta provojnë. Ky është një eksperiment i njohur, që në kohën e Romës së lashtë.
Sa i përket stadiumit, ja çfarë vërejtjesh kam: Unë mendoj se një format i tillë, që në krye të herës, vëndet që impiantet të tilla i fusin në qendër të qytetit, futet nga halli. Si do të menaxhohet trafiku, fluksi njerëzor, jetueshmëria e njerëzve, pasi ka zona të banueshme rreth e qark.
Një impiant i tillë, i madh dhe modern, duhet të bëhej në një zonë të Tiranës ku të kishte të gjithë komoditetin. Unë nuk po e shaj impiantin, por vendndodhjen. Një vepër e tillë duhet të ishte bërë në një vend tjetër të qytetit. Në gjykimin tim, ky është një biznes me qendër tregtare dhe me një stadium anash. Aty është një pallat, me qendër tregtare dhe me fushë. Në rast se ti dëshiron të kesh sa më shumë tifozë në stadium, duhet ta besh një ekuilibër mes shpenzimeve dhe biznesit. Ai është një qendër tregtare me fushë anash. Aty është një stadium me tre panele, kullë dhe pallat. Kam kontestuar edhe çështjen e emrit.
Një stadium që synon të ketë ndjenjën nacionale, duhet të mbante emër nacional. Të shesësh emrin e një biznesi nuk më duket normale. Po sikur t’ia kishte vënë emrin “Propper Pizza”? Aty luhen emocionet kombëtare. Duhet të ishim më të kujdesshëm”./abcnews.al

