Çollaku: PD u dëmtua pasi një pjesë e strukturave shkuan te partia e Ilir Metës

schedule13:48 - 18 Maj, 2023

schedule 13:48 - 18 Maj, 2023

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, tha në ABC News se çështja e opozitës është jetike për shqiptarët dhe për këtë kërkoi reflektim të thellë nga cilido, duke nisur nga Berisha i pari.

Sipas tij, nëse opozita shqiptare kërkon ringirjen, kjo nuk mund të bëhet dot pa forcimin e PD-së dhe tejkalimin e ngërçit me të cilët po përballet ajo aktualisht. I pyetur për deklaratat e Salianjit, i cili tha se disa eksponentë po luftojnë për poste personale, Çollaku bëri këtë koment në Abc News:

“Nuk kam se çfarë të kumentoj, sepse edhe konteksti në të cilin po fliste kolegu Salianji, nuk e di se për çfarë referohet, çështje orësh, po nuk e di dhe nuk bëj dot koment. Çështjet e opozitës janë jetike për shqiptarët. Por fatet e saj vendosen nga shëndeti politik nga ajo se çfarë ndodh në PD. Duhet të fusim në rrugën e arsyes PD. Në rast se PD, lëngon apo ndahet, sado ti shtosh partizat e tjera e bën të pamjaftueshme fitoren. Për t’u fuqizuar opozita, duhet fuqizohet Partia Demokratike”, tha ai.

Ai theksoi se në  këto zgjedhje, pavarësisht përplasjeve, ka pasur zona ku PD-ja zyrtare ka mbështetur kandidatët e Primareve. Në lidhje me rezultatin e dobët në zgjedhje, Çollaku tha se kanë ndikuar dy elementë: e para sherri në PD, dhe e dyta aleanca me Ilir Metën.

“Në tërësi, në 80% të territorit, strukturat e PD, sidomos aty ku kishte kandidat e dalë nga primaret, ka patur një lloj aleance për të ndihmuar fitoren e këtyre kandidatëve, në fund të fundit demokratë. Në asnjë rast nuk janë penguar, por janë ndihmuar me gjithë resurset tona partiake. Goditja në zgjedhje ka qenë katastrofale. Demokratët kanë refuzuar klimën e linçimit, pa i dhënë të drejtë njërit apo tjetrit. Një ndër gjerat që është refuzuar jo vetëm brenda nesh,është joaleanca, por shkrirja e një pejsë e strukturave të PD tek partia e Ilir Metës. Kjo ka qenë goditja e dytë, kjo kërkon analizë gjakftohtë dhe gjëja me e gabuar në këto momente është të akuzojmë njëri tjetrin apo akoma më keq të mohojmë realitetin”, tha ai./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!