Çollaku në Mat me Alibeajn: Këlliçi po kërkon vota për Ilir Metën në Këshillin Bashkiak

schedule17:00 - 8 Maj, 2023

schedule 17:00 - 8 Maj, 2023

Nga Mati ku zhvillua një takim me strukturat e PD-së, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku u shpreh se Belind Këlliçi në Tiranë po kërkon votat për kandidatët e Ilir Metës në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Deputeti i Partisë Demokratike nënvizoi se në listën e koalicionit “Bashkë fitojmë” për Tiranën, në 22 vendet e para janë emrat të propozuar nga LSI, që me herët kanë qenë pjesë e PS-së.

“Ne sot vijmë në këtë situatë të vështirë, jo vetëm të ndarë, por duke na u paraqitur si ofertë emri i Ilir Metës, i një njeriu që e kemi pasur ndonjëherë aleat, por shumicën e rasteve kundërshtar politik. Më 29 nëntor shkon në Varrezat e Dëshmorëve dhe nderon me shall pionieri dhe me grusht. Ai nuk është familja jonë politike. E në këtë situatë vijmë, dhe më besoni që këtë situatë ju në Mat e ndjeni më pak. Se këtu nuk ka LSI. A e dini se çfarë ndodh në Tiranë? Lista e këshillit bashkiak, e koalicionit “Bashkë fitojmë”, me kryetar Ilir Metën, dhe mjerisht vota për të cilën po mbledh një miku im, besoj që do ta kem prapë mik pas datës 15, Belindi, në 22 vendet e para të listës së tyre, janë vetëm tre anëtarë të Partisë Demokratike. Vetëm tre, jua them me emra. Të gjithë të tjerët eksponentë socialistë të kohës së Nanos, të kohës së Ramës. Imagjinoni se çfarë ndodh në Tiranë. Belindi, miku jonë, detyrohet t’u kërkojë vota demokratëve të Tiranës që të votojnë këshillin bashkiak socialist”, tha Çollaku.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!