Çollaku: Grenell i dërgoi mesazh Thaçit kur ishim në aeroplan, i tregoi se i ishte ngritur aktakuzë

schedule23:00 - 1 Prill, 2021

schedule 23:00 - 1 Prill, 2021

Ish-shefi i kabinetit të ish-presidentit Thaçi, Bekim Çollaku, ka folur për herë të parë nga kush e morën lajmin për ngritjen e aktakuzës nga ana e Gjykatës Speciale.

Çollaku ka thënë se kanë qenë në aeroplan duke udhëtuar për në ShBA kur kanë marrë një mesazh nga ana, e në atë kohë të deleguarit special amerikan për dialogun me Serbinë, Richard Grenell. Më tej, ai ka shtuar se Shtëpia e Bardhë e ka ditur se Thaçit do t’i ngrihet aktakuzë.

“Ishim në aeroplan kur Grenell na dërgoi mesazh se ndaj Thaçit është ngritur aktakuzë. Ata e kanë ditur se do të ndodhë një gjë e tillë ndaj tij”, tha Bekim Çollaku në Klan Kosova.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!