Çokollata mund të jetë më efektive për kollën sesa shurupi

schedule10:55 - 11 Nëntor, 2020

schedule 10:55 - 11 Nëntor, 2020

Një lajm i mirë për adhuruesit e çokollatës. Gjërat e ëmbla janë më efektive për ftohjen dhe kollën sesa çdo produkt tjetër shtëpiak. Sipas studiuesve britanikë rekomandohet përdorimi i çokollatës në vend të shurupit kundër kollës.

Për të patur rezultate më të mira, duhet të zgjidhni një çokollatë me kakao. Studiuesit zbuluan se teobromina, një alkaloid në kakao, është më efektiv në trajtimin e kollës. Kakao është i pasur me antioksidantë si dhe ka dhe veti demulcente, që lehtësojnë inflamacionin dhe acarimin.

“Ky efekt shpjegon pse mjalti, limoni dhe shurupet e tjerë me sheqer mund të ndihmojnë, por unë besoj se ka diçka më shumë me çokollatën.”, tha një studiues duke shtuar se “studimi zbuloi se pacientët që merrnin ilaçin me bazë çkollate kishin një përmirësim të ndjeshëm të simptomave brenda dy ditësh.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!