Coca Cola po tërheq 28 milionë shishe nga pikat e shitjes në Austri, gjenden copa të vogla metali brenda

schedule22:32 - 24 Tetor, 2024

schedule 22:32 - 24 Tetor, 2024

Kompania Coca Cola njoftoi se po tërheq 28 milionë shishe plastike gjysmë litri nga dyqanet në Austri për shkak të rrezikut që ato të përmbajnë copa të vogla metali për shkak të një gabimi teknik në prodhim.

Kompania njoftoi se bëhet fjalë për një “masë paraprake” dhe se po bashkëpunon ngushtë me autoritetet austriake, si dhe se bëhet fjalë vetëm për shishet gjysmë litri dhe ato që shënohen se ato përdoren më së miri nga data 4 shkurt deri në 12 prill 2025.

“Tërheqja nuk prek të gjitha madhësitë e paketimeve të gjata ose markat e tjera. Konsumatorët mund ta kthejnë një produkt të tillë në dyqanet austriake me pakicë me rimbursim të çmimit të blerjes, edhe pa paraqitur një faturë”, thuhet në njoftim.

Shtohet se jo të gjitha shishet që përmbajnë copa metali janë shitur dhe mund të jenë ende në magazinat e kompanive ose depot e shitjes me pakicë.

Siç raporton Deutsche Welle, kjo është tërheqja më e madhe e Coca Cola në Austri në të paktën 25 vjet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!