Cobbinah: Goli ndaj Partizanit, jo më i rëndësishmi në karrierën time!

schedule23:36 - 5 Mars, 2020

schedule 23:36 - 5 Mars, 2020

Sulmuesi i Tiranës, Winful Cobbinah, është i ftuar në emisionin Pressing, në ABC News. Mëngjrashi i bardhebluve foli për fitoren kundër Flamurtarin, si dhe ecurinë e ekipit kryeqytetas deri më tani.

“Nuk ka mbaruar ende, ky është vetëm fillimi. Sapo kemi filluar. Kriza e Partizanit? Partizani është një skuadër e mirë. Ndonjëherë, në futboll luan mirë, por nuk merr rezultatet. Ndoshta ata janë një nga dy rivalët për titullin kampion.

Tani, nuk dua të flas shumë për Partizanin, pasi kam skuadrën time. Goli në derbi? Nuk është më i rëndësishmi në karrierën time. Goli më i rëndësishëm në karrierën time është me kombëtaren e Ganës”, tha mes të tjerash sulmuesi i Tiranës.