Kryeministri Edi Rama thotë se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të shkojë deri në fund.
Në një konferencë për mediat, Rama u shpreh se bizneset duhet të ushtrojnë aktivitetin edhe jashtë, por si në qytetet evropiane.
“Kjo është luftë e përditshme, disiplinimi i karrigeve do bëhet me rregullore. Kemi punuar për një rregullore të përgjithshme dhe do të hyhet edhe në këtë pikë. Edhe për karriget, çështje interpetimin është deri në vijën e kuqe, në momentin që shtyhesh më tutje, të kapin shumë nga këto të tjerat. Ky është proces. Rëndësi ka t’i shkojmë deri në fund çmontimeve. që paskan qenë të pafundme. T’u japim mundësi atyre që kanë aktivitete, të ushtrojnë aktivitet edhe jashtë derës, por si në qytetet evropiane. Sa përqind i troruati të takon ty, sa i takon publikut. Të bëjmë diçka që të jetë në lartësinë e rilindjes urbane 2.0. Makinat do shkojnë për skrap. Ato që munden akoma të funksionojnë i merr shteti. Agjencia e Konfiskimit ka filluar dhe do të merren disa të ardhura nga ato”, theksoi ai./abcnews.al

