Çmimi i naftës në stratosferë, Nasto: Jemi në prag mbijetese, Zusi: Bordi të jetë transparent

schedule12:27 - 9 Qershor, 2022

schedule 12:27 - 9 Qershor, 2022

Çmimet e karburanteve dhe produkteve ushqimore kanë shkuar në stratosferë në vendin tonë. Sot një litër naftë shitet me 258 lekë, ndërsa një litër benzinë me 243 lekë.

Por si po ndikon te bizneset rritja e çmimeve të karburanteve?

Në lidhje me rritjen e çmimeve nga Bordi i Transparencës, i ftuar në Abc Live Alban Zusi, kreu i Shoqatës së Eksportuesve pohon se Bordi duhet të publikojë procedurat dhe argumentet sipas të cilave përcakton çmimet.

Ai tha se Bordi është i domosdoshëm, por është e nevojshme që të jetë sa më transparent me qytetarët shqipatrë.

“Duhet që ky proces të jetë transparent.Nëse bordi merr vendimin një herë në javë, ato vendime duhet të publikohen.
Raporti i mbledhjeve që bën bordi, arsyetimet me të cilat merret vendimet duhen bërë publike. Ky bord duhet të jetë transparent, duhet të dimë se cikët janë personat që qëndrojnë pas tij”, tha Zusi në Abc Live.

Ndër të tjera Zusi tha se çmimi i naftës në vendin tonë në krahasim me çmimet në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut është 20% në i lartë.

“Sa herë që kamionët tanë kalojnë në Kosovë apo në Maqedoninë e Veriut mundohemi ti furnizojmë atje me karburant, sepse çmimet janë 20% më pak atje ne krahaism me ne. Është më lirë atje”, tha Zusi.

Ndërkohë Albert Nasto, përfaqësues nga shoqata e Biznesit të Vogël pohon se biznesi në Shqipëri ndodhet në pragun e mbijetësës, ndërsa paralajmeron se do të kemi rritje të çmendura të çmimeve në produkte dhe shërbime.

“Do kemi rritje çmimesh të çmendura. Si ka mundësi që të krijohet në bord, ku ai që furnizon me karburant 90% të Shqipërisë është anëtar i bordit.
Këto borde po ngrenë çmimet. Ky bord ka të bëjë dhe më çështjen e konkurrencës. Më bazë të të ardhurave të ulëta, kemi çmimet më të larta në botë. Qeveria shqiptare të ndërhyjë, të bëjë si rajoni. Biznesi këtu është në kufirin e mbijetesës”, u shpreh Nasto në Abc Live.

Nasto komentoi gjithashtu nismën e Ballkanit të Hapur dhe ndikimin e tij në biznese. Ai tha se Ballkani i Hapur favorizon interesat e Serbisë, dhe se është në dëm të ekonomisë shqiptare.

“ Ballkani i Hapur favorizon vetëm Serbinë. Do të përkeqësohet situata dhe do të kemi mbyllje të shumë bizneseve dhe vendeve të punës. Është në dobi të shteti serb. Me po punojmë për të mbajtur në këmëb politika të gabuara”, tha Nasto.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!