Çmimi i Madh i Monacos: Dominim i Ferrarit, Charles Leclerc niset i pari

schedule17:44 - 28 Maj, 2022

schedule 17:44 - 28 Maj, 2022

Dominim i Ferrarit në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Monacos, pasi kohën më të shpejtë e regjistroi Charles Leclerc, i ndjekur nga Carlos Sainz.

Ata lanë pas makinat e Red Bull Racing. Sergio Perez do të niset i treti, kurse kampioni i botës në fuqi, Max Verstappen pas tij.

Sa i takon Lewis Hamilton, britaniku do ta nisë garën nga vendi i tetë, pas Fernando Alonso dhe para Sebastian Vettel, dy kampionë bote në Formula 1. / abcnews.al