Çmimi i energjisë, zv/ministri: Biznesi është partneri, jo armiku jonë

schedule22:35 - 9 Shkurt, 2022

schedule 22:35 - 9 Shkurt, 2022

Zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja deklaroi në Bardh a Zi në ABC se do të vazhdojnë të mbështesë biznesin deri në korrik të vitit 2022 nga rritja e energjisë. Bejtja deklaroi se biznesi është partneri dhe jo armiku.

Do vazhdojmë ta mbështesim biznesin deri në korrik. Biznesi në 04 është i mbrojtur dhe nuk ka afat. Po ashtu  dhe konsumatorët.

Transparencën ndërmarrjet publike e kanë maksimale dhe e kanë detyrim për shkak të procesit të financimit. Ne publikojmë çdo vendim. Do vazhdojmë ta mbrojmë biznesin. Biznesi ëshjtë partneri ynë. Nuk është armiku. Unë nuk kam asgjë kundër por çdo gjë nga qeveria nuk mund të kërkohet varianti i rregullimit të çdo gjëje”, tha ai.

Bejtja nënvizoi se taksat për naftën nuk janë rritur pasi sipas tij vazhdojnë të jenë njësoj si para disa viteve ndërsa ajo që ka ndryshuar është baza mbi të cilën përllogaritet.

“Taksat që aplikohen janë ekzistuese. 27 lekë ka qenë para 4 viteve, 27 është edhe sot. Tani ju thoni që i kemi rritur. Nuk kemi rritur asgjë. Është rritur baza mbi të cilën përllogaritet. Nuk është as më e drejtë as më e shtrembër. Sllovenia sot ka çdo produkt me taksë.

Ne kemi deklaruar për pjesën e premtimit për energjinë”, u shpreh Bejtja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!