Serie A e sezonit të shkuar nis zgjedhjen e më të mirëve dhe natyrisht nuk kishin sesi të mungonin interistët. Radhën e ka nderimi i mesfushorit më të mirë.
Këtë çmim e ka fituar Nicolo Barella, “motori” i mesfushës së Antonio Contes në sezonin e shkuar dhe Inzaghit tashmë. 24-vjeçari shkëlqeu edhe me Italinë në Europian.
Mediet njoftojnë se nesër Barellas doni dorëzohet çmimi para ndeshjes mes Interit dhe Genoas në “Giuseppe Meazza”, e planifikuar të nisë në 18:30. /abcnews.al