Çmimi “bajat i kripur”, del në shitje makina e parë e Schumacher në Formula 1

schedule17:37 - 12 Qershor, 2021

schedule 17:37 - 12 Qershor, 2021

Për ju që keni 1.5 milionë euro në kartën tuaj të kreditit, ju gjejmë në mënyrë shumë efikase dhe fitimprurëse për të harxhuar këtë shumë dhe për të fituar më pas më shumë. Makina e parë e Formula 1 e legjendës Michael Schumacher ka dalë në shitje dhe vlen sa shume ë lartpërmendur.

 

Bëhet fjalë për një Ford Jordan 191-Ford Cosëorth, me të cilën gjermani zhvilloi garën e parë në Formula 1. Në 1991 Schumi garoi në garën e Belgjikës me këtë makinë, duke zënë vendin e shtatë në provat zyrtare, surprizë e madhe, pasi Jordan ishte një skuderi e ulët. Por më pas në garë kjo makinë pati një problem me freksionin dhe Schumacher iu desh të tërhiqej.

 

Pronari aktual premton se Jordan 191 është në gjendje të ecë dhe të bëjë kilometra. “Kam blerë makinën nga një amerikan vitin e kaluar. E provova vetë katër javë më parë dhe e çova në Angli. Ajo funksionon në mënyrë të përsosur”,  thotë James Hanson për Bild. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!