Qiratë kanë udhëhequr inflacionin edhe për muajin dhjetor ndryshe nga sa ka qenë traditë përgjatë maujve të tjerë ku impaktin kryesor e kanë dhënë ushqimet.Sipas të dhënave të Instat përgjatë vitit 2025 niveli i inflacionit rezultoi 2.2% duke treguar tendencën për të arritur në objektivin e Bankës së Shqipërisë .
Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2025 është 2,3 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 % .Rritja vjetore e çmimeve në muajin dhjetor u ndikua kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, i cili kontribuoi me +0,96 pikë përqindje në inflacionin total. Ky grup u pasua nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me një ndikim prej +0,56 pikë përqindje, duke konfirmuar se kostot bazë të jetesës mbeten faktorët kryesorë që shtyjnë inflacionin në fund të vitit.
Nga të dhënat e instat rezulton se ndikim në rritjen e çmimeve dhanë edhe çmimet e “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,16 pikë përqindje, “Hotele, kafene dhe restorante” të cilat lidhen me ndiimin e festave të fundvitit.Efekte më të moderuara u regjistruan nga grupet “Argëtim dhe kulturë”, “Shërbimi arsimor”, “Komunikimi”, ndërsa rritje minimale u shënuan në “Veshje dhe këpucë”, “Shëndeti” dhe “Transporti”.Banka e Shqipërisë parashikon që niveli i inflacionit do të kthehet në objektivin prej 3% në pjesën e parë të këtij viti.
Ndërsa në mbledhjen e fundit këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot që norma bazë e interesit të mbetet e pandryshuar në nivelin 2.5% duke u vlerësuar një nivel i përshtatshëm për të mbajtur stabël nivelin e çmimeve në vend./abcnews.al


