Çmimet për udhëtimet ndërkombëtare pritet të rriten gjatë verës, për shkak të kërkesës së madhe dhe numrit të pakët të avionëve në shërbim. Shefi ekzekutiv i booking.com, Glen Fogel tha për BBC se çmimet janë rritur që tani.
“Kërkesa është e madhe. Të gjithë duan të udhëtojnë por ne duam që të gjithë të jenë të sigurte.”, tha ai.
Shumë kompani ajrore kanë reduktuar numrin e fluturimeve për shkak të kufizimeve të Covid-19. Sipas John Grant, analist i aviacionit kjo gjë do të ketë ndikim të konsiderueshëm në udhëtimet, ndërkohë që kufizimet hiqen.
Ideja e një skeme që lejon udhëtarët që kanë kryer vaksinën të udhëtojnë do të krijojë pabarazi, duke krijuar kështu një ” shoqëri me dy nivele. Kjo është një pikëpamje e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), por Fogel nuk ka rënë dakord./abcnews.al