Ka përfunduar Maratona e Tiranës ku morën pjesë 2500 vrapues, prej të cilëve 1000 vinin nga vende të ndryshme të botës. Maratona u zhvillua në 4 kategori, e para ‘Marathon’ 42.1 kilometra, e dyta është “Half Marathon” me gjatësi 21 kilometra, dhe 2 garat e tjera Tirana 10K dhe “We too”.
Fitues në kategorinë 42 km u shpall Ilir Kellezi nga Korça i cili garonte me logon e Ministrisë së Mbrojtjes. Kellezi fitoi 5000 euro. Kurse, për kategorinë e femrave fituese u shpall Veretska Valentyna nga Ukraina.
NDARJA E ÇMIMEVE
Në kategorinë Marathon 42 K tre vendet e para janë si më poshtë:
Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Ilir Kellezi – Shqipëri – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Igor Jakinovski – NMKD – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Stefan Trost – Austria – Fiton 2000 Euro
Fituesit – Femra
Vendi i parë: Veretska Valentyna – Ukraina – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Luiza Gega – Shqipëri – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Kateryna Basilade – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Në kategorinë Half Marathon 21 K tre vendet e para janë si më poshtë:
Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Bogdan Semenovych – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Vendi i dytë: Ivan Bubnov – Rusia – Fiton 1500 Euro
Vendi i tretë: Albion Ymeri – Kosova – Fiton 1000 Euro
Fituesit – Femra
Vendi i parë: Nataliia Semenoyych – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Vendi i dytë: Adrijana Poparsova – NMKD – Fiton 1500 Euro
Vendi i tretë: Gresa Bakraci – Kosova – Fiton 1000 Euro
Në kategorinë Tirana 10 K tre vendet e para janë si më poshtë:
Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Atanas Anchevski – NMKD – Fiton 800 Euro
Vendi i dytë: Bledar Mesi – Shqipëri – Fiton 600 Euro
Vendi i tretë: Malvin Nikolla – Shqipëri – Fiton 500 Euro
Fituesit – Femra
Vendi i parë: Redia Dauti – Shqipëria – Fiton 800 Euro
Vendi i dytë: Relaksa Dauti – Shqipëri – Fiton 600 Euro
Vendi i tretë: Lorina Metaj – Shqipëri – Fiton 500 Euro /abcnews.al/