Përveç kupës së Botës në finalen e madhe në Doha u shpërndanë edhe disa çmime të tjera.
Kylian Mbappe ishte një skuadër më vete kundër Argjentinës, duke shënuar tre gola, por nuk mjaftuan, me francezin që humbi, por sërish u shpërblye si golashënuesi më i mirë i turneut me tetë gola.
Dhe Emiliano Martines, me të drejtë mori çmimin për portierin më të mirë të turneut.
Lojtari më i mirë i ri shkoi për mesfushorin argjentinas Enzo Fernandez. /G.D abcnews.al/