Kemi hyrë në vitin 2021 dhe sapo është mbyllur një dekadë plot futboll, rekorde e fitore historike. Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) shpalli dje më të mirët e 10-vjeçarit të shkuar, në secilin kontinent.

Cristiano Ronaldo është padyshim më i miri në Europë për aq sa i ka dhënë futbollit në këto 10 vite, ku mundi të fitojë 4 topa të artë dhe të mposhtë konkurrencën e çdo lojtari me rrënjë europiane. Ronaldo la pas në renditje Sergio Ramos dhe Manuel Neuer.

Ndërkohë edhe Leo Messi nuk kishte konkurrentë të denjë për të vënë në diskutim çmimin e më të mirit në Amerikën Latine. IFFHS e shpalli yllin e Barcelonës më të mirin e dekadës, teksa në vendet dy dhe tre u renditën Neymar dhe Dani Alves. /abcnews.al

