Çmimet e banesave rriten me 23% në Tiranë

schedule16:23 - 23 Qershor, 2022

schedule 16:23 - 23 Qershor, 2022

Nga Erblina Mile 

Apartamentet në qendër të  kryeqytetit  janë shtrenjtuar me rreth 23 % përgjatë vitit të kaluar. Në një vrojtim të Bankës së Shqipërisë theksohet se pavarësisht rritjes së fortë të çmimeve vëllimet e shitjeve në zonat qendrore të kryeqytetit janë dyfishuar në krahasim me periudhën paraardhëse.

Por tendenca e rritjes së çmimeve nuk ka qenë e njëjtë në të gjithë Tiranën pasi në periferi banesat nuk kanë pasur të njëjtin nivel shtrenjtimi. Në qendër të kryeqytetit një vlera e një apartamenti varion nga 1200 euro m2 deri në 4000 euro m2. Ndërsa në periferi  një banesë mund të gjendet edhe me 700 euro m2.

Pavarësisht rritjes së ndjeshme të numrit të lejeve të ndërtimit në Tiranë shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve do të vazhdojë edhe gjatë këtij vitit ndërsa kostot janë rritur  me 50%.

Një familje shqiptare e ka të vështirë të përballojë blerjen e një apartamenti dhe pjesa më e madhe  e tyre detyrohen që ti blejnë me kredi .Madje bankat e nivelit të dytë kanë shtuar kreditimin e individëve për blerje banese. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë  vetëm gjatë muajit mars janë marrë hua  rreth 5 miliardë lekë për  blerjen e një banese. Ky rezulton se është niveli më  i lartë në  dekadën e fundit.

Indeksi Fischer i çmimit të banesave në rang vendi, i llogaritur për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2021,shënoi rritje me 8.4% ndaj gjashtëmujorit të mëparshëm dhe me 9% në krahasim me nivelin e  së njëjtës periudhë një vit më parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!