Çmimet e banesave/ Demirxhiu: Rritja vazhdon, ka kërkesë për blerje. Nunaj: Bregdeti i Vlorës, më i preferuar

schedule20:37 - 17 Maj, 2024

schedule 20:37 - 17 Maj, 2024

Vlerësuesi i pasurive të paluajtshme, Ervin Demirxhiu thotë se çmimet e banesave janë në rritje sepse ka kërkesë për blerj.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Demirxhiu u shpreh se çmimet e banesave në bregdet kanë pësuar rritje kohët e fundit, ndikuar nga turizmi dhe investimet në infrastrukturë.

Ndërsa ekonomistja Teuta Denaj deklaroi se bregdeti i Vlorës është më i preferuar nga qytetarët për të blerë një banesë.

Ervin Demirxhiu: Çmimet vazhdojnë me rritjen që kanë pasur, që ka qenë në 2023. Parashikoja që 2024 të kishte rritje patjetër, por kurba të ishte pak më e ulët. Por realisht po flasim për të njëjtën kurbë rritëse. Rritja vazhdon sepse ka realisht kërkesë për blerje, vazhdim i 2023 mendoj. Secila zonë ka kriteret e saj, nëse një zonë është më e lirë se tjetra, sigurisht përqindjet janë pothuajse të njëjta të rritjes, si zonat më elitare, ashtu edhe më ekonomike. Bregdeti ka pësuar goxha rritje kohët e fundit, ka ndikuar goxha, po ndikon edhe krijimi i infrastrukturës. Lajmi për aeroportin e Vlorës ka pasur goxha ndikimin, apo investimi në Sazan. Ndikojnë të gjitha pozitivisht. Një i huaj nëse vjen në Shqipëri, vjen për bregdetin e mrekullueshëm dhe për çmime të favorshme.

Teuta Nunaj: Besoj se po. Çdo rritje të investimeve publike në një zonë, e rrit edhe vlerën e zonës. Fakti që kemi investime në infrastrukturë, ku kemi përfshirë edhe tunelin e Llogarasë, e bën këtë zonë më shpejt të aksesueshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!