Skifterët dhe kuajt konsiderohen kafshët më të çmuara, kjo sipas një tradite të gjatë në Gadishullin Arabik.
Skifterët e racës Shahin janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Në ankandin në Klubin Saudit të Skifterëve, i cili zgjati për 45 ditë, më së shumti vëmendje tërhoqi një skifter i ri, për blerjen e të cilëve u nda një shumë rekorde prej 170 mijë dollarësh.
Skifteri i shitur u kap në natyrë në veri-lindje të Arabisë Saudite dhe i solli pasurinë e vërtetë pronarit. Sipas Reuters, ky është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për ndonjë skifter.
Skifterët fluturojnë me shpejtësi deri në 300 km në orë, por janë konsideruar prej kohësh një specie e rrezikuar. l.k/abcnews.al