Champions League është kompeticioni më elitar për klube dhe ëndrra e çdo futbollisti, është të luajë në arenën madhështore europiane. Është shpallur futbollisti më i mirë i javës në Champions League dhe faqja e UEFA-s, publikoi futbollistin fitues.
Ai është ylli i Atalantës, Josip Ilicic, i cili bëri një ndeshje të madhe përballë Valencias në transfertë. Plot 4 gola shënoi sulmuesi zikaltër, duke ndihmuar skuadrën italiane të fitojë 3-4 dhe të kualifikohet në çerekfinale.
Çmim më se i merituar për Ilicic, i cili është në formë të shkëlqyer në këtë vit 2020. Edhe pse sapo ka filluar ky vit i ri, Ilicic ka shënuar plot 14 gola, duke treguar një formë të mirë si në Serie A, ashtu dhe në Champions League./abcnews.al
Atalanta’s Josip Ilicic is named Champions League player of the week after scoring four goals vs. Valencia ? pic.twitter.com/bAFS4qqM4m
— B/R Football (@brfootball) March 13, 2020