Çmenduritë për trajnerët, zbuloni pesë transferimet më të “kripura” në histori

schedule08:16 - 29 Prill, 2021

schedule 08:16 - 29 Prill, 2021

Që një skuadër të ketë sukses duhet të ketë në krye të saj dhe një trajner të zotë. Shpesh herë klubet e mëdha europiane bëjnë të pamundurën të mundur për ta patur në gjirin e tyre teknikët më të mirë. Në listën e mëposhtme do të zbuloni pesë klauzolat më të mëdha të historisë së futbollit të paguara për të afruar trajnerët, kur këta të fundit kanë qenë ende nën kontratë me klubet e tyre.

 

Në vendin e pestë është transferimi i Jose Mourinhos nga Interi tek Real Madridi. Pasi fitoi tripletën me ziklatrit në vitin 2010, portugezi kaloi në Madrid për shumën e 8 milionë eurove.

 

Renditja vijon me Ruben Amorim, i cili kaloi nga Braga tek Sporting Lisbon vitin e kaluar. Plot 10 milionë euro paguan kryeqytetasit për ish-trajnerin e tyre, me të cilin kanë fituat dhe titullin kampion në vitin 2002.

 

Vendi i tretë mbahet nga Brenda Rodgers. Celtic përfitoi plot 10.5 milionë euro nga transferimi i tij tek Leicester City, me të cilët i po suprizon që të gjithë në Premier League.

 

Lista vazhdon me portugezin Andre Villas Boas. Chelsea i pagoi Portos 15 milionë euro për shërbimet e tij, por ai qëndroi vetëm 40 ndeshje në drejtimin e bluve të Londrës.

 

Julian Nagelsmann

Dhe në vendin e parë renditet trajneri aktual i RB Leipzig, Julian Nagelsmann. Gjermani nga viti i ardhshëm do të jetë në krye të Bayern Munchen, të cilët paguan jo më pak se 25 milion euro në mënyrë që ai të kalonte në Mynih. /abcnews.al