Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në një ekip? Tani duket më shumë se një ëndërr. Presidenti i klubit Inter Miami, David Beckham, dëshiron që pas disa sezonesh, të bashkojë dy fenomenet e futbollit te skuadra e tij.
Këtë gjë, e ka zbuluar dhe një rival, pikërisht trajneri i Minessota United, Adrian Heath. Ky i fundit ka folur për “The Mirror”, ku ka zbuluar se Beckham dëshiron të marrë dy futbollistët më të mëdhenj të gjitha kohërave.
“Nuk mund të them se do të vijnë tani, por Messi dhe Ronaldon i shoh në MLS”, tha fillimisht Heath. “Destinacioni i tyre perfekt do të ishte Miami, në qendër të vëmendjes dhe bashkëpunim me një tjetër ikonë të futbollit, David Beckham. Këtu në Amerikë, po flitet prej kohësh për një bashkim të tillë dhe unë mendoj se një ditë, do t’i shohim Messin e Ronaldon te Miami”, përfundoi Heath./abcnews.al