“Çmenduar” e klubeve arabe duket se nuk ka të ndalur këtë merkato vere dhe objektivi i radhës tanimë është “bomberi” iranian i Porto, Mehdi Taremi, i cili është lidhur kohët e fundit me një kalim te skuadra e Al-Hilal.
Sipas raportimeve më të fundit nga portalet saudite, pas sigurimit të Ruben Neves e Kalidou Koulibaly, Al-Hilal është gati të investojë plot 35 milionë euro për “bomberin” e Portos, duket sfiduar kështu “kuqezinjtë” e Milan, të cilët e shikonin 30-vjeçarin, si sulmuesin perfekt për lojën e tyre.
Ndërkaq, kujtjomë se Taremi kaloi një sezon fantastik, ku në 51 përballjet e zhvilluara sezonin e kaluar çoi topin në rrjetë plot 31 herë, si dhe asistoi në 14 raste shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al