Manchester United dëshiron në skuadër yllin e Leicester, James Maddison. “Djajtë e kuq” janë të gatshëm të bëjnë një ofertë të qw nuk mund tw refuzohet për mesfushorin 23-vjeçar. “Sunday Mirror” raporton se veç milionave, do tentohet të përfshihet edhe një lojtar në bisedime.
United ofron për Leicester Jesse Lingard, ndërkohë që janë gati edhe 45 milionë sterlina për të bindur drejtuesit e “Dhelprave”. Maddison po luan sezonin e dytë në Premier League dhe ka arritur të fitojë edhe një vend në kombëtaren angleze.
Mesfushori ka treguar se di edhe të shënojë gola. Një sezon më parë e gjeti shtatë herë rrugën e rrjetës në 36 ndeshje, kurse sivjet e ka përmirësuar ndjeshëm mesataren. Maddison numëron 6 gola në Premier League, në 20 ndeshje. /abcnews.al