Rafa Benitez mori këtë verë drejtimin e Everton dhe kërkon të afrojë lojtarë cilësorë, për të pretenduar kualifikimin në Kupat e Europës.
Allan Saint-Maximin është ëndrra e madhe për sulmin e Evertonit. Klubi nga Merseyside është gati të ofrojë 50 milionë paundë, me Newcastle, që nuk dorëzohet.
Kërkesa e bardhezinjve është 60 milionë, me Everton që e quan të lartë edhe propozimin aktual, por ka vendosur të sakrifikojë. Me siguri Newcastle do bindet për gjysmë shekulli milionash. /abcnews.al