Ka marrë fund ajo që u quajt si “çmenduri” në Teksas, ku deri kur po numëroheshin 55% të votave, rezultati udhëhiqej nga Joe Biden.
Kështu, me hapjen e kutive të tjera, Trump ka fituar avantazh ndaj Biden në shtetin që njihet historikisht si republikan.
Tani, Trump ka 50.3 për qind të votave në Teksas, kundrejt 48.3 për qind të Biden.
Më herët, republikanët shpallën fitoren në Florida, një shtet me numrin më të madh të zgjedhësve elektoral, plotë 29 të tillë. /abcnews.al