Çmendet trajneri serb, shan nga nëna Xherdan Shaqirin

schedule23:35 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 23:35 - 2 Dhjetor, 2022

Trajneri i Serbisë Dragan Stojković Piksi nuk i ka mbajtur nervat pas humbjes 3-2 që skuadra e tij pësëoi përballë Zvicrës së Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës.

Pas ndeshjes ai ka sharë nga nëna futbollistin shqiptar Xherdan Shaqiri, i cili ishte dhe autori i golit të parë për skuadrën helvete.

“Q*** nënën e shqiptarit” ka bërtitur ai nga stoli.

Zvicra eliminoi Serbinë duke e mposhtur 3-2, një skenar i njëjtë ka ndodhur edhe në Rusi në vitin 2018, kur atë botë shënuan Xhaka dhe Shaqiri pas disavantazhit të Zvicrës.

Duket se herën e dytë nuk mund ta përballonte trajneri serb.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!