“Çmendet” i riu nga Tirana, tenton t’i verë flakën shtëpisë së ish-të dashurës

schedule10:18 - 17 Janar, 2022

schedule 10:18 - 17 Janar, 2022

Foto ilustruese

Një 31-vjeçar nga “Kombinati” në Tiranë e ka përjetuar shumë keq ndarjen nga e dashura duke tentuar të hakmerret duke i djegur asaj shtëpinë. Policia bën me dije se ai ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të ish-të dashurës, ndërsa ka tentuar që ta finalizojë gjithçka duke i djegur asaj shtëpinë.

Për fat të mirë, plani i të riut ka dështuar dhe tashmë duhet të japë llogari për disa vepra penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Z., 31 vjeç, pasi ka tentuar t’i djegë banesën ish të dashurës, dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj”, njofton policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!