Një skemë tmerri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Zografou të Greqisë ku një 54 vjeçar ka goditu me thikë kalimtarët.
Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e sulmit janë plagosur 4 shtetas të cilët po marrin mjekim në spital.
Ndër të tjera mësohet se 54 vjeçari ka dalë në rrugën Kousidi dhe ka sulmuar njerëzit që kalonin aty.
Ai goditi me thikë një kalimtar në brinjë dhe veshka dhe një tjetër në dorë. Ndërkohë pas plagosjes së katër personave ai ka marrë në telefon policinë dhe ka njoftuar ngjarjen dhe se do të bënte vetëvrasje.
“Eja, unë kam goditur njerëzit me thikë, dhe do të bëj vetëvrasje,” thuhet se tha autori kur thirri policinë.
Ndërkohë në media raportohet se autori kishte probleme psikologjike dhe ishte përdorues i drogës. e.su./abcnews.al