Clayvion Winn, amerikani që do këngët dhe vallet shqipe: Kënga ime e preferuar, “Xhamadani vija vija”

schedule08:40 - 28 Tetor, 2024

schedule 08:40 - 28 Tetor, 2024

Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në “ABC News”, amerikani Clayvion Winn i cili ka mësuar edhe gjuhën shqipe tregoi se pëlqen muzikën shqiptare.

Videot e tij që publikon në rrjete sociale me muzikë shqiptare e kanë bërë shumë të njohur. Gjatë intervistës ai tregoi se gjatë jetës së tij prej 14 vitesh ka qenë e shoqëruar me shqiptarë dhe kështu ka mësuar edhe të flasë pak shqip.

Por gjithashtu u shpreh kjo i ka pëlqyer dhe është përpjekur edhe vetë nëpërmjet kompjuterit duke mësuar.

“Kam pasur në shkollë shqiptarë. Shqipja mu bë si gjuha ime e dytë. Kam shkuar në një dasmë shqiptare. Dhe marr pjesë në shumë koncerte që bëjnë shqiptarët këtu. Përveç gjuhës jam munduar të mësoj çdo traditë të Shqipërisë që nga veriu e deri në jug”, është shprehur ai.

Gjithashtu tregoi se pëlqen jo vetëm muzikën pop, por edhe atë popullore. “Më pëlqen shumë Sinan Hoxha dhe gjithashtu edhe këngë të veriut”, tregoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!