Dilema më e madhe kur jemi gati të blejmë një palë çizme të gjata është: Me çfarë t’i kombinoj? Çizmet mbi gju, qoftë me takë të lartë apo të sheshta janë ndër modelet më të kërkuara që mund të japin një pamje të elegante. Megjithatë përtej kësaj, nuk është e lehtë që t’i kombinoni.
Për të larguar çdo dyshim dhe për të qenë në gjendje të shijoni potencialin e tyre të madh përsa i përket magjepsjes, këto 5 modele zgjedhje ju ndihmojnë t’i ekuilibroni çizmet me veshjet.
Xhinse me çizme mbi gju
Ndër zgjidhjet më të lehta dhe më të mençura është padyshim ky kombinim. Për këtë, duhet të zgjidhni një palë xhinse të ngushta dhe kombinojeni me një pulovër si ky model me thekë në nuancat e kremit.
Çizme mbi gju dhe fustan i thurur
Është ndër kombinimet më cool të dimrit të vjeshtës 2020. Ndoshta nuk do të japë atë efektin seksi që japin çizmet mbi gju, por pa hequr dorë nga feminiteti.
Çizme mbi gju dhe fund me të çarë
Ndër fundet më të përshtatshme për t’u veshur me çizme, përveç modelit mini është padyshim ai me të çarë. me një pulovër të thjesht mund ta ekuilibroni veshjen me përsosshmëri.
Çizme mbi gju dhe pantallona të shkurtra lëkure
Për një veshje hiper-femërore mund të kombinoni pantallona të shkurtra lëkure dhe një këmishë me dantellë të tejdukshme me çizme sipër gjurit.
Mini fund dhe çizme mbi gju
Për një efekt me stil të lartë, kombinojini çizmet mbi gju me një minifund. Fundin mund ta kombinoni me një këmishë të bardhë për t’u dukur më joshëse. /abcnew.al