E vërteta është se këtë vit, përsa i përket blerjeve tona jemi kufizuar kryesisht tek trendet që ofrojnë komoditet, të përshtatshme për jetën e përditshme.Sidoqoftë, ditët e ftohta kanë ardhur dhe ka rënë dëborë, është mundësia ideale për të shijuar shëtitjet në borë.
Ajo çfarë ju nevojitet për të kaluar momente të paharrueshme në dëborë janë një palë çizme të qëndrueshme dhe të ngrohta. Mund të zgjidhni një model me një taban të trashë që të mos rrëshqasin, dhe me materialin e nevojshëm për t’i mbajtur këmbët sa më ngrohtë.
Markat e njohura ofrojnë mundësi të panumërta për çizmet që mund t’i vishni kur ka rënë dëborë, të cilat do ta bëjnë kohën që shijoni këto ditë dimri dhe më të këndshme. Më poshtë, disa modele që duhet t’i përfshini patjetër në garderobën tuaj. /abcnews.al