Çizmet e gjata rikthehen sërish në modë, si t’i kombinoni

schedule14:56 - 22 Nëntor, 2021

schedule 14:56 - 22 Nëntor, 2021

Çizmet e larta janë rikthyer në modë këtë dimër. Pas disa sezonesh ku adhuruesit e modës eksploruan çizmet me zinxhirë dhe lidhëse, moda e këtij viti rikthen në plan të parë çizmet e gjata me ose pa takë. Ka modele të ndryshme, të cilat janë njësoj “in” dhe po aq elegante dhe mund t’i japin një tjetër pamje veshjes.

Stili më trend janë padyshim çizmet e bardha të gomës, sportive, të cilat mund të vishen nga mëngjesi në mbrëmje. Këto i japin veshjes një ton casual dhe kombinohen me çdo veshje – nga një fustan elegant deri te pantallona të thjeshta. Një tjetër stil janë çizmet kauboj, të cilat ofrojnë një atmosferë të viteve ’70.

Nga ana tjetër, janë çizmet e gjata me takë, të cilat kombinohen në mënyrë perfekte me fustane mini ose midi por edhe me pantallona. Më poshtë, shikoni disa mënyrë shik për t’i veshur çizmet tuaja.

Me një fustan mini (fund ose pantallona të shkurtra)

Me një fund apo fustan midi

Me pantallona

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!