Civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrënuara, orët e fundit të luftës në Ukrainë përmes fotove

schedule10:46 - 26 Mars, 2022

schedule 10:46 - 26 Mars, 2022

Kanë kaluar 31 ditë nga nisja e sulmeve ruse në Ukrainë.  Deri më tani kanë humbur jetën  mijëra civilë mes tyre edhe fëmijë dhe nga autoritetet ukrainase raportohet se janë vrarë  mbi 15 mijë ushtarë rus.

Ndërkaq në fotot e publikuara në rrjetet sociale gjatë orëve të fundit rezulto se banorët në Kharkiv prej ditësh po përballen me agresivitetin rus.

Ndërkohë një ditë më parë zyrtarët amerikanë thanë se forcat ruse duket se e kanë ndalur ofensivën e tyre tokësore që synonte kapjen e kryeqytetit, Kiev, dhe se ishin fokusuar në marrjen e kontrollit të rajonit të Donbasit në juglindje.

Nga fotot e publikuara duken ndërtesat e prishura, duke përfshirë një kishë ortodokse, në Yasnohorodka, një qytet në periferi të Kievit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!