Civici: Rritja e pagave, domosdoshmëri për zhvillim

schedule14:59 - 17 Maj, 2023

schedule 14:59 - 17 Maj, 2023

Eksperti i Ekonomisë Ardian Civici ka deklaruar se rritja e pagës ishte një domosdoshmëri që ka një ndikim të theksuar edhe në rritjen e inflacionit.

Sipas tij rritja e pagave ishte një reformë e rëndësishme që duhej të ndërmerrej në vendin tonë, pasi duke parë vendet e rajonit kishim një nivel të ulët si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat.

Ndër të tjera ai ka theksuar se rritja e pagave është një debat ndërkombëtar, pasi niveli i pagave nuk i përgjigjet nevojë të çdo punonjësi.

“Edhe nga pikëpamja teorike, çdo shtim i masës monetare në lekë që reflekto në rritjen  e pagës ka ndikim edhe në rritjen e  inflacionit. Rritja e pagave ishte një reformë urgjente në Shqipëri pasi niveli i pagave jo vetëm në privat por edhe publik në krahasim me rajonin ishte shumë i ulët. Ky është një debat jo vetëm kombëtar por edhe ndërkombëtar. Niveli i pagave nuk i përgjigjet nevojë të çdo punonjësi.

LEXO EDHE: “Inflacioni me tendencë zbritëse”, Civici: Turizmi dhe ndërtimi, dy sektorët më në zhvillim

Edhe në Shqipëri për shkak të biznesit që kemi niveli i pagave ishte shumë i ulët ose i ulët sektori i fasonëve, i call centerave kanë qenë edhe institucionet me paga më të vogla të deklaruara. Në këtë lloj biznesesh ku shpenzimet jane 60 përqind nga ajo që e nxjerrim rritja e pagave do një rimodelim.

Niveli i pagave përveç pagës minimale që është detyrim, por edhe niveli i pagave që vendoset nga qeveria është një politikë që mund ta marrësh në çdo moment, vendimin sa i përket rritjes së pagave në privat ajo është shumë e kushtëzuar. Nëse ne nuk e vijojmë dhe duhet të thellojmë investimet në kapital njerëzore, duke bërë që për shkak të teknologjisë ne nuk i hedhim shumë sytë nga prodhimet me karakter industrial”, është shprehur ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!