“City në finale”, Marotta beson te “zikaltërit”: Inter motivohet më shumë kur ka përballë ekipe të mëdha

schedule13:04 - 22 Maj, 2023

schedule 13:04 - 22 Maj, 2023

Inter rikthehet në finalen e madhe të UEFA Champions League, pas 13 vitesh pritje, finale ku ndryshe nga hera e fundit ka përballë skuadrën “më të mirë” në botë për momentin, Manchester City, me anglezët që shihen si favoritët absolut përballë “zikaltërve”.

Me një skuadër fantastike, me yje si Haaland, De Bruyne, Grealish, Bernardo Silva, Rodri, Gundogan e pothuajse gjithë ekipi, “qytetarët” mund të quhen deri diku fitues ende pa nisur sfida, mirëpo kjo gjë nuk i tremb “zikaltërit” e Inter.

Gjatë një intervsite të zhvilluar paraditen e sotme, CEO i Inter, Giuseppe Marotta thotë se skuadra e Inter motivohet gjithnjë e më shumë kur përballë ka kundërshtarë që shihen si “favoritë absolut”, ashtu si Manchester City konsiderohet në finalen e madhe të Champions League.

“Përballemi me ata që luajnë futbollin më të mirë në Evropë, në këtë moment ata përfaqësojnë një potencial të jashtëzakonshëm. Këtu nuk flas vetëm për atë që shprehin në fushë, por edhe për financat e “shëndosha” jashtë fushës së blertë.

Janë një klub që faturojnë afërsisht 800 milionë euro. Në këtë formë, kanë fuqinë për të transferuar lojtarët më të mirë, për mendimin tim më të mirët në qarkullim luajnë me Cityn. Kanë një organikë fantastike, megjithatë këto vetëm sa na motivojnë më shumë për finalen”,- tha Marotta gjatë intervistës.

Ndërkaq, kujtjomë se finalja e madhe e UEFA Champions League do të zhvillohet mbrëmjen e 10 qershori, në stadiumin “Olympic Ataturk”, të Stambollit, sfidë kjo që do të jetë përmbyllësja e sezonit futbollistik 2022-2023. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!