“City Airbus”, taksia ajrore që kaloi provat me sukses

schedule11:12 - 8 Shtator, 2020

schedule 11:12 - 8 Shtator, 2020

Taksia ajrore elektrike e firmës Airbus ka kaluar proven e parë me sukses.

“City Airbus” pritet të fluturojë me shpejtësi 120 km/orë dhe mund të transportojë deri në katër vetë. Deri tani ajo kontrollohet me telekomandë.

Më vonë “City Airbus” pritet të fluturojë në mënyrë të pavarur. Por taksia nuk mund të përshkojë ende distance të largëta. Bateria e taksisë mban vetëm për 15 minuta fluturim.

Një ekip prej 30 inxhinierësh janë duke punuar për ta përmirësuar helikopterin, por që taksia ajrore të lejohet të përdoret në Evropë duhet të miratohen ligje përkatëse. Airbus pret që deri në vitin 2023 të marrë lejet e nevojshme. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!