Cisterna që u godit nga droni ukrainas në Krime përdorej për operacionet ruse në Siri

schedule15:19 - 5 Gusht, 2023

schedule 15:19 - 5 Gusht, 2023

Një cisternë ruse, e quajtur “SIG”, e cila ka qenë nën sanksionet e SHBA-së në vitet e fundit për lehtësimin e operacioneve ruse në Siri, është ajo që u godit nga një dron ukrainas në ngushticën e Kerçit, 27 km në jug të urës së Krimesë dhe një ditë pas sulmit të mëparshëm të ngjashëm në një anije ruse.

Nga sulmi nuk ka pasur viktima dhe as rrjedhje karburanti në det.

Dy rimorkiatorë ishin në vendngjarje për të ndihmuar ekuipazhin e cisternës. Sulmi bllokoi trafikun për rreth 3 orë në urën e Kerçit, rruga strategjike që lidh Krimenë e kontrolluar nga Rusia me kontinentin rus.

 

Ukraina, e cila rrallë komenton sulmet kundër objektivave ruse, nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare për incidentin.

Sipas gazetës Moscow Times, cisterna SIG ka qenë nën sanksionet e SHBA-së që nga viti 2019 për furnizimin me karburant për forcat ruse në Siri që mbështesin presidentin Bashar al-Assad.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!