Genoa ka marrë një tjetër goditje, këtë herë nga Lazio që i shënoi 4 gola dhe ndeshja përfundoi 4-1. Skuadra e Maurizio Sarri mori pikët e plota dhe ngjitet në vendin e pestë, në pritje të Romës që përballet me Salernitana të vendit të fundit.
Lazio e zhbllokoi ndeshjen me Marusic, i cili realizoi një gol fantastik në minutën e 31-të dhe më pas ia dorëzoi skenën sulmuesi Ciro Immobile. Goleadori shënoi në shtesën e pjesës së parë dhe nuk u mjaftua me kaq.
Ai realizoi edhe dy herë të tjerë në pjesën e dytë të ndeshjes dhe shkon në kuotën e 24 golave, më shumë se çdo sulmues tjetër në Serie A këtë sezon.
Të vetmin gol për Genoan e shënoi vetë Lazio, me mbrojtësin Patric që futi në llogarinë e tij një autogol në minutën e 68-të të ndeshjes. Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti edhe portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha. / abcnews.al