“Cirk nga qelia”, Ismaili paralajmëron “kokat” e dënuara: Ju pret “41-BIS”, burgu së shpejti në telefon

schedule18:02 - 5 Nëntor, 2021

schedule 18:02 - 5 Nëntor, 2021

Që prej muajit prill 2020 e deri më tani, Shqipëria ka zbatuar testuar regjimin e ashpër të burgjeve, izolimin në “41 BIS”. Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili, në Komisionin e Sigurisë e ka pranuar se ka pasur raste kur “organizata kriminale” në burg kanë orekstruar ngjarje kriminale jashtë. I prerë, Ismaili tha se ky realitet ka marrë fund dhe se të dënuarit që dyshohen se mund ta bëjnë një gjë të tillë e kanë vendin në “41 BIS”. Nga 8, aktualisht janë vetëm 4 të dënuar në izolim në këtë sistem, por Ismaili tha se do të ketë edhe të tjerë. Ndër të tjera drejtori i Burgjeve ka treguar disa prej masave shtesë që do merren për sigurinë në burgje.

“Po është e vërtetë që ka patur probleme serioze në lidhje me këtë gjë, organizatat kriminale në burg kanë vazhduar thjesht kanë pasur rezidencë, kanë qenë në hapësirë gjeografike të kufizuar dhë liri mendimi dhe veprimi. Por ky realitet i përket të kaluarës sepse si kanë më ato komoditete, as kushte. Kjo nuk lidhet vetëm me masat, por edhe me masa dhe teknologji. Një kërkesë për shtim buxheti është edhe investimi për sistemin e hyrjeve dhe daljeve në burgje, për t’jua bërë më të qartë është TIMSi i burgjeve.

Mund të hynte kush të donte në burgje, i afërm, ose shoqërues avokatit etj. Duke investuar në teknologji i bie ta kemi burgun në telefon, ne kemi marrë shumë masa,dhe sdo e pranoja që të burgosurit e dirigjojnë krimin nga burgu, janë në trysni. Janë dënuar për vepra penale që kanë bërë në burg ka shumë të burgosur. 41 BIS është bërë pikërisht për këtë për ata që janë të dyshuar që bëjnë veprime nga brenda burgjeve, që vazhdojnë komunikimin me organizatat brenda burgut. Nga 7 që ishin janë 4 në atë regjim dhe do të ketë shumë shpejt dhe të tjerë. Tenkologjia do ndikojë për të shtuaar sigurinë. Kamerat e trupit, për shembull gjatë kontrolleve në burgje, në dhomat e tyre s’ka kamera. Kemi propozuar edhe për kamera trupi si një masë të fortë sigurie”, tha më tej Ismaili. be.k/abcnews.al