Kush do ta kontrollojë Partinë Demokratike? Analisti Mentor Nazarko u shpreh mbrëmjen e sotme në “Log” se nëse do të kishte të drejtë vote do të abstenonte në garën që po zhvillohet brenda PD-së për të zgjedhur kryetarin e ri. “Do të abstenoja” tha ai, duke u ndaluar më pas te analiza e disa prej kandidatëve.
“Shehaj ka disa kredencaile më pozitive, por i mungon legjitimizimi në gjuhën e tij, është dikush që i ka lejuar vetes, të flasë me gjuhën “ky ka vjedhur….aludime, ndanë paratë me këtë, atë”, klasike gjuha e Berishës.
Të gjithë reflektojnë Berishën në të të bërit politikë. Basha idealisht nëse do të ishte konstruktiv do ta kishte mundur Ramën. Basha vetë nuk lejon demokracinë, një njeri i formuar në Holandë. Nuk lejon garën brenda partisë së vet.
Kjo s’i krijon Bashës epërsi morale përballë Ramës” tha ai. Referuar situatës ku ndodhet PD, pasi lideri historik u shpall “non grata”, Nazarko tha se “Kohë të vështira do të vijnë edhe për njerëzit e shumicës” referuar socialistëve që janë në pushtet, në mandatin e tretë radhazi./ Abcnews.al