Cili frut është ideal për dietë?

schedule22:18 - 27 Janar, 2023

schedule 22:18 - 27 Janar, 2023

Bananet, mangot, rrushi dhe frutat e thata mund të jenë ushqime të shijshme dhe të shëndetshme, por kur doni të humbni peshë, është mirë të bëni kujdes në sasinë që i konsumoni, pasi kanë një indeks të lartë glicemik.

Pavarësisht polemikave midis nutricionistëve se sa fruktozë mund të konsumojë një person, shumica e nutricionistëve pajtohen se boronica është fruti më i shëndetshëm.

Pra, nëse doni të shtoni një frut në dietën tuaj, është mirë të zgjidhni boronicat , të cilat janë etiketuar si superushqime për shkak të niveleve të larta të polifenoleve, antioksidantëve dhe përbërjeve anti-inflamatore që ndihmojnë në luftimin e humbjes së kujtesës dhe përmirësimin e humorit.

Në fakt, boronicat janë të shkëlqyera për humbje peshe edhe si pjesë e një diete me pak karbohidrate. Ndryshe nga disa fruta të tjera, boronica është treguar se përmirëson ndjeshëm nivelet e glukozës dhe insulinës tek njerëzit, ndërsa janë gjithashtu të ulëta në kalori, të pasura me fibra dhe shije të shkëlqyer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!