Cili është më i miri? Krahasoni arritjet e Messit dhe Haaland deri në moshën 22 vjeçare

schedule16:34 - 17 Shtator, 2022

schedule 16:34 - 17 Shtator, 2022

Do të habiteni.

Llogaria e fansave FootyNews krahasoi arritjet e Leonel Messit dhe Erling Haaland në moshën 22-vjeçare.

Sa i përket trofeve, argjentinasi ka një avantazh të madh këtu:

Trofetë e Haaland:

– Kupa e Gjermanisë

– Çmimi për lojtarin e ndeshjes në Champions League

– Këpuca e Artë e Kupës së Botës U17

Trofetë e Messt:

– 3 tituj të La Ligës

– 2 trofe të Champions League

– Një top i artë

– Kampion Bote U20

– Kampion olimpik

Bazuar në statistika, këtu avantazhi është për norvegjezin:

Deri në moshën 22-vjeçare, në nivel klubesh, Haaland kishte shënuar 148 gola dhe kishte dhënë 37 asistime në 191 ndeshje. Messi shënoi 80 gola dhe dha 43 asistime, duke luajtur kryesisht si krah i djathtë ose sulmues i dytë.

Të mos harrojmë se Messi luajti vetëm te Barcelona, ​​ndërsa Haaland një pjesë të karrierës së tij e kaloi në Norvegji, Austri dhe Gjermani. /abcnews.al/