Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Taktikat e kamuflimit ushtarak janë përdorur gjatë gjithë historisë. Qëllimi është t’u jepet ushtrive epërsi duke mashtruar armikun. Praktika daton prej shekujsh dhe ka rezultuar e suksseshme.
Më poshtë janë vetëm disa nga shembujt më të mirë dhe më të famshëm të këtyre teknikave në veprim.
Operacioni Urani
Në vitet 1930, Gjermania dhe Rusia ishin të dyja fuqi të rëndësishme ushtarake. Në vitin 1941, ushtria gjermane pushtoi Rusinë. Ndërsa gjermanët bënë përparim përgjatë Frontit Lindor, ata nuk ishin të përgatitur për motin e ftohtë, i cili pengoi suksesin e tyre.
Gjithashtu, forcat e vendosura në Rusi kishin filluar të dobësoheshin, që do të thotë se duhej të plotësonin forcën e tyre me ushtarë nga fuqitë e tjera të Boshtit.
Rreth gjysmës së Betejës së Stalingradit, nga 19-23 nëntor 1942, Ushtria e Kuqe kreu Operacionin Uranus. Qëllimi ishte t’u “tregonte” gjermanëve se Rusia ishte në terror dhe po “ngrinte” mbrojtjen e saj të fundit.
Pavarësisht nga betejat e tyre, gjermanët kishin ende një frymë besimi ndaj tyre në Frontin Lindor. Për ta rritur më tej këtë dhe për t’i qetësuar ata në një ndjenjë të rreme sigurie, rusët hapën llogore të rreme dhe humbën qëllimisht.
Më pas ata dërguan të gjithë ushtrinë e tyre, duke rezultuar në rrethimin e jo vetëm të Ushtrisë Gjermane, por edhe të ushtrive rumune dhe një pjesë të divizionit gjerman të Panzerit.
Anija Q dhe Marina Mbretërore Britanike
Gjatë Luftës së Parë Botërore, anijet gjermane terrorizuan detet. Forcat britanike kishin probleme për të kombinuar fuqinë e tyre të zjarrit në konfliket e njëpasnjëshme kështu që, në vend të kësaj, Marina Mbretërore Britanike vendosi të përdorte forma të ndryshme mashtrimi, raporton abcnews.al.
Britanikët filluan të armatosnin anijet tregtare, të quajtura “Q-Ships”, me armë të fshehura. Praktika e zakonshme ishte afrimi i anijeve dhe lejimi i pasagjerëve të largoheshin me varkat e shpëtimit përpara se të fundosnin anijet.
Gjithashtu, duke qenë se silurët ishin të shtrenjtë, gjermanët shpesh zgjodhën të ngriheshin në sipërfaqen e ujit dhe të fundosnin anijet me predha. Sapo gjermanët të afroheshin, britanikët do të sulmonin nga afër. Për shkak të suksesit të kësaj praktike në vitet 1910, Anijet Q u përdorën nga fuqitë aleate dhe të Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore .
Mashtrimet e Ditës D
Gjatë rrjedhës së Luftës së Dytë Botërore, aleatët për të fituar luftën, duhej të shkonin në Gjermani, dhe ata planifikuan ta bënin këtë duke kaluar fillimisht në Francë. Megjithatë, numri i ushtrisë gjermane ishte ende i fortë dhe, si i tillë, aleatët duhej të përdornin mashtrimin. Një mënyrë për ta arritur këtë ishte nëpërmjet përdorimit të tankeve bedel.
Përveç kësaj, forcat amerikane krijuan një ushtri të rreme nën komandën e gjeneralit George Patton. I quajtur Grupi i Parë i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (FUSAG), ai u krijua për Operacionin Quicksilver, i cili ishte pjesë e Operacionit më të madh Bodyguard.
Qëllimi ishte të bindte Gjermaninë se FUSAG po planifikonte një pushtim të Calais. Për ta bërë mashtrimin më realist, forcat aleate krijuan depo karburanti, kazerma, tenda dhe depo municionesh, raporton abcnews.al.
Ata përdorën edhe agjentë të dyfishtë, të cilët do t’i jepnin komandës së lartë gjermane raporte të rreme për lëvizjet e FUSAG-ut. Devijimi ishte i suksesshëm dhe D-Day përfundoi duke qenë pika kthese e konfliktit.
Kali i Trojës
Historia më e njohur e mashtrimit ushtarak është gjithashtu më e vjetra. Përralla është shkruar nga Virgjili midis viteve 19-29 para Krishtit. Në histori, grekët ishin përpjekur të rrethonin Trojën për më shumë se 10 vite, por përpjekjet e tyre kishin qenë jo të suksesshme.
Kjo ndryshoi kur ata filluan të përdorin mashtrimin. Grekët i shtynë trojanët të besonin se po hiqnin dorë nga planet e tyre të betejës, dhe ata në Trojë menduan se grekët po largoheshin nga zona nëpërmjet detit.
Për të përkujtuar konfliktin, grekët kishin dërguar një kalë masiv prej druri, i ciliu u fut përmes portave të Trojës. Në këtë pikë, grekët, përfshirë Odiseun, dolën nga kali i rremë dhe shkatërruan ushtrinë e Trojës.
Armë quaker
Edhe në Lufën Civile Amerikane u përdorën gjithashtu shumë raste të mashtrimit. Një nga metodat më efektive ishte përdorimi i “armëve Quaker”, armë të rreme që datojnë që nga vitet 1700. Quaker një sekt fetar, ishin pacifistë dhe emri përdoret për të treguar faktin se, ndonëse armët mund t’u ngjanin topave të vërtetë, ato në fakt ishin thjesht copa druri.
Gjatë Luftës Civile, Ushtria Konfederate përdori armë Quaker për të kompensuar mungesën e tyre të artilerisë.
Ata u pozicionuan në fortifikime. Një shembull kryesor i përdorimit të tyre ishte kur Gjenerali i Konfederatës Joseph E. Johnston përdori në mënyrë efektive topat e rremë për të tërhequr ushtarët e Unionit dhe për t’i lejuar njerëzit e tij të arratiseshin përgjatë lumit Rappahannock.
Ushtria fantazmë
Disa nga taktikat më interesante të mashtrimit të Luftës së Dytë Botërore ishin rezultat i Ushtrisë Ghost. Të përbërë nga artistë, fotografë, inxhinierë dhe arkitektë, qëllimi i tyre ishte të mashtronin ushtrinë gjermane që të besonte se aleatët ishin të vendosur në zona ku ata në të vërtet nuk ishin.
Për ta arritur këtë, anëtarët e Inxhinierëve të Kamuflazhit 603 përdorën tanke dhe aeroplanë bedel. Mashtrime të tjera vizuale përfshinin veshjen si këmbësorë dhe vozitjen në autokolona, për të krijuar idenë se një njësi e tërë ishte në lëvizje.
Ushtria e fantazmave përdori gjithashtu mashtrimin zanor, me ndihmën e Kompanisë së Shërbimit të Sinjalit 3132. Për ta bërë këtë, ata regjistruan tinguj dhe zhurma ushtarake, të tilla si ato të bëra nga tanket, këmbësoria dhe njësitë e artilerisë.
/abcnews.al