Cilat janë objektivat iraniane në sulmet e fundit të Izraelit?

schedule08:28 - 15 Qershor, 2025

schedule 08:28 - 15 Qershor, 2025

Ndërsa Izraeli dhe Irani nisën valë të reja sulmesh ndaj njëri-tjetrit të shtunën vonë, ja vendet që janë goditur në Iran:

Ministria e naftës e Iranit tha se sulmet ajrore izraelite kishin në shënjestër depon e naftës Shahran dhe një rezervuar karburanti në Teheran. Situata ishte nën kontroll në të dyja këto vende, tha ministria.

Ministria e naftës tha gjithashtu se dy fusha të mëdha gazi në provincën jugore të Bushehrit u sulmuan nga Izraeli.

Sulmet izraelite shënjestruan gjithashtu ministrinë e mbrojtjes së vendit në Teheran, duke dëmtuar pak një nga ndërtesat e zyrave, si dhe Organizatën e Inovacionit dhe Kërkimit Mbrojtës të ministrisë, sipas mediave iraniane dhe IDF-së.

Këto vende u shënjestruan për shkak të lidhjes së tyre me projektin e armëve bërthamore të Iranit, tha IDF.

Të shtunën në mbrëmje, IDF tha se Izraeli kishte synuar gjithashtu një vend nëntokësor në Iranin perëndimor “të përdorur për ruajtjen dhe lëshimin e raketave tokë-tokë dhe raketave lundruese” dhe se “figurat e larta që e vizituan atë në të kaluarën u eliminuan gjithashtu”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!